Një 20- vjeçar ka mbërritur ditën e sotme në spitalin rajonal për të marrë mjekim pasi është plagosur me armë zjarri në kokë.
Dyshohet se 20-vjeçari me inicialet F.Y është vetëplagosur në banesë. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Fier Informacion paraprak Në datën 07.01.2018, rreth orës 13:15, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i shoqëruar nga familjarët për të marë mjekim shtetasi R.Y, 20 vjeç, banues në Fier. Shtetasi R.Y dyshohet se është vetplagosur në banesë me armë zjarri në kokë. Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.