20 vjetori i "Hardtalk" në BBC, sa ndryshe e gjeti gjigantin mediatik kjo ditë e rëndësishme

Publikuar tek: bota, më 13:00 08-09-2017 20 vjetori i

Dje programi televiziv “Hardtalk” në BBC ka shënuar 20 vjetorin e themelimit të tij.

Rastësisht, edhe në Shqipëri, kjo mbrëmje ishte e veçantë në rradhën e personave të njohur pasi emisioni “Opinion” në Tv Klan, pati gjithashtu 20 vjetorin e krijimit.

Festa u organizua në sheshin Nënë Tereza në hollin e Korpusit të Tiranës, ku 600 të ftuarit ishin kujdesur deri në detaj për pamjen e tyre. Ky organizim pati jehonë të madhe dhe kuriozitet tek publiku se çfarë po organizohej me aq bujë në këtë shesh.

Nga ana tjetër BBC ka sjellë një pasqyrim tjetër të 20 vjetorit të programit Hardtalk. Organizimi ka qenë tepër modest. Në një takim të thjeshtë, të realizuar në një restorant që nuk dihet vendndodhja, të tre prezantuesit e programit ndër vite Stephen Sackur, Zeinab Badawi dhe Sarah Montague janë pritur nga prezantuesi i parë Tim Sebastian në një diskutim të vogël rreth tavolinës.

Ushqimi ishte tepër elegant. Me nga një gotë verë përpara ata vazhdonin diskutimin të pashqetësuar se ç’ndodhte përreth, pa zhurmë, pa bujë.

Sepse jo gjithmonë serioziteti, përkushtimi, cilësia televizive kanë nevojë të përcillen me fishekzjarre, fare mirë mund të vinë dhe në heshtje duke ndikuar në pasurimin shpirtëror dhe intelektual të audiencës.

 Fotot nga festa e "Opinion"

 opinion1.jpg

 

 

fevziu_copy_copy.png

 f5.jpg

f4.jpg

f2.jpg

Fotot nga festa E "BBC" 

bbcnews_copy_copy.jpg

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spanjë, gjykata jep vendimin për pavarësinë e Katalonjës
Kreu i Emergjencave: Uragani Irma do fshijë Floridan apo shtetet fqinje »
Article Logic
Execution time: 0.012961864471436
array(1) { ["section"]=> string(83) "20-vjetori-i-bbc-sa-ndryshe-e-gjeti-gjigantin-mediatik-kjo-dite-e-rendesishme-91601" }