20 vjetori i bombardimeve mbi Serbinë, Haradinaj: Kosova gjithmonë mirënjohëse ndaj NATO-s

Publikuar tek: rajon, më 00:41 24-03-2019 20 vjetori i bombardimeve mbi Serbinë, Haradinaj: Kosova gjithmonë mirënjohëse ndaj NATO-s Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ndërhyrja e forcave ajrore të NATO-s para 20 viteve ndaloi gjenocidin që po ushtronin forcat serbe të Millosheviçit kundër popullit të Kosovës.

Në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri Haradinaj tha se ‘populli i Kosovës do të jetë gjithmonë falenderues për kontributin e NATO-s për shpëtimin e mijëra jetëve dhe ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë’.

Në njëzetvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, sot i kam dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg. Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s’, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093071460723877
array(1) { ["section"]=> string(95) "20-vjetori-i-bombardimeve-mbi-serbine-haradinaj-kosova-gjithmone-mirenjohese-ndaj-nato-s-157644" }