20-vjetori i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Aleksandër Vuçiç shpërthen në lot gjatë fjalimit

Publikuar tek: rajon, më 13:35 25-03-2019 20-vjetori i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Aleksandër Vuçiç shpërthen në lot gjatë fjalimit

Gjatë një ceremonie për 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shfaqur tepër i rënduar emocionalisht.

Teksa përmendi ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shean, për të cilin pretendon se është një ndër fajtorët kryesorë për bombardimin e Serbisë, Vuçiç shpërtheu në lot.

‘Askush nuk u përgjigj për krimet, civilët serbë për NATO-n ishin vetëm gabim. Dy mijë e pesëqind jetë nuk do t’i harrojmë dhe nuk guxojmë t’i harrojmë. Gabim janë ata të cilët i vranë. Këtë Serbia sot guxon dhe duhet ta thotë, sepse sa do që të punojnë kundër saj, Serbia është më e fortë dhe më e fuqishme se kurdoherë, ka thënë Vuçiqi.

Ai ka përsëritur se Serbia nuk dëshiron të hyjë në NATO dhe se neutraliteti ushtarak është zgjedhje e natyrshme. – Duam të jemi ata që jemi dhe asgjë më shumë, askënd s’e kërcënojmë, porse Serbia sot është 10 herë më e fuqishme se në vitin 1999 dhe 20 herë më e fuqishme se më 2008, tha presidenti serb me zërin duke iu dridhur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata për bombardimet e NATO-s, Haradinaj shkarkon nga detyra zv.ministren serbe në Kosovë
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Haradinaj: Pas muajit qershor »
Article Logic
Execution time: 0.013321161270142
array(1) { ["section"]=> string(106) "20-vjetori-i-bombardimeve-te-nato-s-kunder-serbise-aleksander-vucic-shperthen-ne-lot-gjate-fjalimit-157808" }