2016-ta rekord për Shqipërinë në Google, interesi më i lartë ndonjëherë nga të huajt, ja çfarë ndikoi

Publikuar tek: aktualitet, më 23:32 16-12-2016 2016-ta rekord për Shqipërinë në Google, interesi më i lartë ndonjëherë nga të huajt, ja çfarë ndikoi

Viti 2016 shënon rekord për interesin e treguar nga të huajt për Shqipërinë në internet. Kërkimet në Google për vendin tonë janë gati dy herë më të larta se ato të tetorit 2014 ku ndeshja në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e botës.

Edhe këtë vit është sërish futbolli ai që ka ndikuar në këtë performancë. Kulmi i interesit për Shqipërinë në Google ka qenë gjatë muajt qershor kur Kombëtarja kuqezi merrte pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian, raporton Newsbomb.al.

Termi më shumë i përdorur nga përdoruesit e internetit për Shqipërinë është “Uefa Euro 2016”, e njëjta gjë edhe për pozicionin e dytë, ndërsa termi i tretë më shumë i kërkuar ka qenë “Big Brother”, që me mbylljen e emisionit këtë vit ka tërhequr interesin e njerëzve, shumica shqiptarë.

Këngëtarja Rita Ora dhe lidhja e saj me Shqipërinë është gjithashtu një prej më të kërkuarave në interent duke vazhduar me “Xfactor” dhe sërish me kampionatin europian.

Interesi nuk ka munguar as për Lazaratin apo për turizmin në Shqipëri me Ksamilin dhe Sarandën që udhëheqin në këtë drejtim.

Në listën me 25 shtetet nga kanë ardhur shumica e kërkimeve për Shqipërinë, nuk mungojnë as vendet afrikane si Kenia dhe Nigeria. Edhe për qytetarët e këtyre dy vendeve ajo që i ka tërhequr vëmendjen ka qenë pjesëmarrja e Kombëtares tonë në Euro 2016, pasi është termi i vetëm i kërkuar prej tyre, raporton Newsbomb.al.

Në listën me 10 vendet nga ku janë bërë kërkimet për Shqipërinë, përveç shteteve fqinje bëjnë pjesë gjithashtu Norvegjia, Kenia, Polonia dhe Rumania.

Këto rezultate tregojnë edhe njëherë tjetër ndikimin e jashtëzakonshëm që ka patur kualifikimi i Kombëtares dhe pjesëmarrja në Francë, në imazhin pozitiv të Shqipërisë. /Newsbomb.al

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024651050567627
array(1) { ["section"]=> string(105) "2016-ta-rekord-per-shqiperine-ne-google-interesi-me-i-larte-ndonjehere-nga-te-huajt-ja-cfare-ndikoi-62899" }