Gjendet në Vlorë një trup i pajetë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku peshkatarët kanë zbuluar trupin e pajetë të një personi në ishullin e Sazanit. Mësohet se kufoma ka rënë në rrjetat e peshkatarëve mëngjesin e sotëm. SIpas të dhënave të para të policisë, trupi mendohet se ka disa ditë në ujë, ndërsa identiteti i tij mbetet ende mister.
Aktualisht trupi ndodhet ende në ujë dhe policia e Vlorës dhe Delta Forcë po punojnë për nxjerrjen e tij.
Një ditë më parë në afërsi të Sazanit u gjet i mbytur në ujë dhe mendohet se ka lidhje me këtë ngjarje. Pritet që personi t’i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.