2.2 tonë marijuanë nga Shqipëria me vlerë 20 milion euro, e zbulon qeni “Barnet”

Publikuar tek: aktualitet, më 12:33 30-03-2017 2.2 tonë marijuanë nga Shqipëria me vlerë 20 milion euro, e zbulon qeni “Barnet”

Karabinierët italianë kanë zbuluar dhe sekuestruar një sasi prej 2.2 ton marijuanë, e cila vinte me kamion nga Shqipëria.

Sipas policisë italiane vlera e drogës kapte shumën prej 20 milion eurosh, ndërsa në pranga kanë rënë tre persona. 

Më shumë nga operacioni: 

Lufta kundër trafikut ndërkombëtar të drogës nga Guardia di Finanza Ankona çoi në sekuestrimin e më shumë se dy tonëve marihuanë. Droga po transportohej në bordin e një kamioni që vinte nga Shqipëria, fshehur nëpër panele të mbyllura plastike. Sistemi i analizës së riskut zhvilluar nga Agjencia Guardia di Finanza, dhe një qen i specializuar i quajtur “Barnet” bënë zbulimin e rëndësishëm. Në pranga kanë përfunduar tre shtetas të huaj identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Nëse droga do ishte shitur në tregun e paligjshëm, trafikantët do kishin fituar më shumë se 20 milionë euro.

Deri më tani, këtë vit, në sajë të kontrollit të trafikun nga Shqipëria, janë kapur më shumë se 12 ton marijuanë në tregun e paligjshëm kriminal në portin e Ankonës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Burri i shkon ish-gruas në shtëpi dhe e bën për spital, me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Tiranës (NGJARJA)
Mishi i bllokuar nga Brazili, del përgjigja e analizave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit »
Article Logic
Execution time: 0.010431051254272
array(1) { ["section"]=> string(25) "2017-03-30-11-48-30-73589" }