Arrestohet banda e “tmerrit” në Tiranë, rrihnin kalimtarët dhe më pas u merrnin ç’kishin me vete (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:43 03-04-2017

4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Ata ishin kthyer në makthin e banorëve të Vorës dhe Unazës së Re në kryeqytet sepse sipas policisë, autorët i dhunonin dhe më pas i vidhnin çantat dhe sendet me vlerë që kishin me vete.

Aventura e tyre nuk ka zgjatur më shumë se 2 javë, pasi policia ka mundur t’i arrestojë, ndërsa ka vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- F.B, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje me dhunë në bashkëpunim"

- A. B., 17 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes"

- N.B, 24 vjeç, banues në Tiranë

- E.L, 19 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetësja, R. L.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të kanë kryer vjedhje me dhunë në dëm të disa shtetasve, duke vepruar të koordinuar me njëri-tjetrin.

Fillimisht ishte shtetësja R. L. (e shpallur në kërkim) e cila kërkonte ndihmë, të dëmtuarve duke i huazuar telefonin për të berë një telefonatë më pas bashkëpuntorët e saj shtetasit e arrestuar ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare, ku më pas largoheshin me një automjet të tipit "Fiat", të marrë me qira

Pas një pune hetimore dhe një sërë veprimesh proçeduriale për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:

• Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës "Alfa 5"

• Më datë 23.03.2017, në rrugën "Kasem Shima", kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës "Samsung S3" dhe një xhp lëkure

•Më datë 28.03.2017, në "Fushë Mëzes", kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës "iPhone 6 S plus"

• Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi "Vorës", kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës " iPhone 4S" dhe 4 mijë Lekë të reja

• Më datë 31.03.2017, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës "Doogee" dhe 12 mijë Lekë të reja

• Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës " iPhone 6 S plus"

• Më datë 01.04.2017, në rrugën "Sokrat Mio", kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës "iPhone 6", një varse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja dhe xhupin

Në cilësinë e provës materiale, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 7 telefona të markave të ndryshme si, iPhone, Doogee, Samsung, Nokia

- Dy xhupa Lekurë

- Një varëse floriri.

- Një automjet i tipit "Fiat", i marrë me qira

- Katër kuleta të llojeve të ndryshme

Disa prej sendeve të cilat i përkasin shtetasve të dëmtuar, u gjetën të groposura në një shtëpi të braktisur në Kamëz.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet me 26 kile drogë në makinë, arrestohet 21 vjeçari nga Vlora (EMRI dhe VIDEO)
Kujdes! Mbani çadrat me vete sot pasi moti nuk do ju premtojë »
Article Logic
Execution time: 0.011786937713623
array(1) { ["section"]=> string(25) "2017-04-03-08-22-52-73916" }