Tronditet Rusia/ 2 shpërthime në Shën Petersburg, 10 persona të vdekur e dhjetëra të plagosur

Publikuar tek: bota, më 13:25 03-04-2017

Të paktën 10 persona dyshohet se kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e dy shpërthimve të ndodhura në dy stacione metroje në Rusi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në stacionin Sennaya Ploshchad në qendër të qytetit, stacioni i dytë më i madh në qytet.

Pas shpërthimit policia dhe  autoritetet e tjera vendore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke evakuuar banorët fillimisht dhe më pas kanë nisur të hetojnë mbi ngjarjen.

Ende nuk ka të dhëna nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist ose jo, por deri tani mediat ndërkombëtare raportojnë se shpërthimet kanë ndodhur nga pajisje të improvizuara.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është aktualisht në Shën Petersburg, dhe ka qenë i informuar për këtë shpërthim, sipas zëdhënësit të tij Dmitry Peskov.

Ai tha se është ende herët për të përcaktuar shkakun e shpërthimeve, por dyshohet për sulm terrorist. Ai po zhvillon një takim urgjent me drejtorin e shërbimeve të sigurisë FSB dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja kë do godasë Trump per gjetjen e parave për ndërtimin e murit të Meksikës
E FUNDIT/ Pamje të reja nga masakra e dy shpërthimeve në Rusi (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01174521446228
array(1) { ["section"]=> string(25) "2017-04-03-12-32-30-73954" }