Ngjarje tronditëse në Durrës, i riu VRET GJYSHEN me automatik dhe MË PAS VETEN me armë zjarri, si i gjeti policia trupat e vdekur

Publikuar tek: aktualitet, më 11:44 04-04-2017 Ngjarje tronditëse në Durrës, i riu VRET GJYSHEN me automatik dhe MË PAS VETEN me armë zjarri, si i gjeti policia trupat e vdekur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Durrësit.

Një person ka ekzekutuar me armë zjarri gjyshen e tij dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Krimi ka ndodhur pranë muzeut të Dëshmorëve në qytetin bregdetar. Sipas të dhënave paraprake nga policia e Durrësit, i riu Ersid Curri 25 vjeç ka vrarë me armë zjarri gjyshen, ndërsa më pas është vëtëvrarë në banesë.

Trupat e tyre janë gjendur brenda në banesë, ndërsa kjo e fundit ishte e mbyllur nga brenda. Gjyshja Hyrme Curri kishte disa ditë që nuk u përgjigjej telefonatave të familjarëve, të cilët kanë ngritur dyshimet e para. 

Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi, por policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një automatik.

Ersid Curri, kishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu ku qëndroi për rreth 10 vjet. Ai kishte vrarë një bashkëmoshatarin e tij pas një sherri në diskotekë, kur ishte 14 vjeç. Ndërkohë, mësohet se i riu kishte përjetuar më pare ngjarje edhe më tragjik, pasi i vëllai i tij është vrarë shtatë vjet më parë me plumb pas koke, ndërsa gjashtë muaj më pas është vrarë edhe babai i tij. 

durres.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrahin barbarisht agjentin e Policisë në mes të Tiranës
Historia e jashtëzakonshme e Kosenit i cili bënte ligjin, kryepolici i njohur nga të gjithë si “Van Dam” »
Article Logic
Execution time: 0.011141061782837
array(1) { ["section"]=> string(25) "2017-04-04-12-18-30-74064" }