Vrasja e nuses nga vjehrri në Kurbin, shpërthen psikologia e njohur: Ju shtetarë plehra… ju kam kam dh...*rë mu në mesazhe

Publikuar tek: aktualitet, më 07:16 05-05-2017 Vrasja e nuses nga vjehrri në Kurbin, shpërthen psikologia e njohur: Ju shtetarë plehra… ju kam kam dh...*rë mu në mesazhe

Dy ditë pas vrasjes makabre të një gruaje në Kurbin nga vjehrri i saj reagon psikologia e njohur, Denada Toçe.

Reagimet e saj, kur bëhet fjalë për diskrimiminin, apo në rastin më fatal të vrasjes së gruas janë të ashpra, duke ngritur zërin dhe duke bërë thirrje ndërgjegjësuese për shoqërinë shqiptare.

Edhe në rastin e vrasjes së nënës së dy fëmijëve në Kurbin nga i vjehrri me levë, ka bërë që Denada të “shpërthejë” dhe të ndezë alarmin se shoqëria shqiptare ka nevojë urgjente për rehabilitim, ndërsa bën përgjegjës të drejtëpërdrejtë klasën politike.

REAGIMI I PLOTË

Dje, nje grua u vra nga vjehrri i saj! Duket se askujt nuk i beri shume cudi... Prita edhe kete here se thashe shoqeria shqipate paska ndryshuar dhe une s'di gje akoma! Ashtu sikurse prita se mos thoshin ndonje gje me shume per vajzen e mitur qe do te martohej me nje burre shume me te madh ne moshe. Vetem kur nje media e huaj e publikoje, filluan te merren me fakiren, qe ende femije, do ose eshte shnderruar ne femije-grua! Eshte per te vene duart ne koke ndersa kujtoj dhjetra mesazhe te marra ne inbox dhe akoma me shume neper portale prej njerezve te ndryshem, disa me nota mbeshtetje, disa me nota debati (mjaftueshem e drejte), por pjesa me e madhe e tyre me notat e "pragut te familjes" sime. Dhe per cfare? Se thashe te verteten prane nje media te huaj: "...Gruaja shqiptare eshte ende pjese e frymes maskiliste... Burri e tregon "burrerine" e tij vetem kur "pushton" grate...Dhe grate jane gra kur mendojne dhe deshirojne nisur nga cfare mendon dhe deshiron burri! Cdo veprim, sa do i pamoralshem te jete, kur e kryen burri kthehet i drejte: te bej femije jashte martese, te ushtroje dhune verbale, fizike, psikologjike, ekonomike, sociale, seksuale ... " Po ka nga ato gra qe i respektojne me "mencuri" traditat dhe deshirat e burrave, dhe ketyre u eshte vene nje emer: burrenesha! Po ne cilin fjalor te botes e gjeni fjalen "burreneshe" more aman, se e kam me shume merak! Ose, ka ende vende ne Shqiperine e jugut qe gruan e therrasin ne emrin e burrit, d.m.th, mua teorikisht do te duhet te me therrisni Arbenovica p.sh!
Si perfundim: Faleminderit shume qe u munduat per mesazhet ne facebook apo neper portale te dashur "miq" apo jo miq, ku me tregoni dashurine per atdheun dhe per ndryshimin qe ka pesuar shoqeria shqipare. Ku me tregoni permbajtjen kulturore dhe me tregoni se cfare eshte e cfare nuk eshte primitivitet!!! Edhe nje here Jeta e nje gruaje iku! Dhe druaj se keto histori do t'i degjojme serisht te ndodhin edhe neser! Mund te ishte mamaja juaj, motra juaj, por nuk guxoj te them gruaja juaj, se ja si i trajtoni ju grate!!!
Me ndjeni, po kam nevoje te them: ju kam dh...*re mu ne mesazhe, pas "dhurates me gjak gruaje" qe mora serisht prej kesaj shoqerie maskiliste!!! Gjthashtu, edhe ju shtetar plehra qe mendoni se po "luftoni" per te miren e vendit, e nuk keni bere as minimumin per ta reabilituar kete shoqeri dhe per t'i dhene fryme shprese kesaj varferie si ekonomike, sociale, kulturore, dhe si rezultat shpirterore... E keni kthyer popullin ne analfabet, per ta zoteruar ate lehtesisht, sikurse dhe po e beni. Me ndjeni edhe nje here per nderhyrjen, se ju shperqendrova nga debatet politike, te cilat, me ne fund, po i sjellin "ndryshimin" e shumepritur, ndryshimin tone Donkishotian qe do e marrim me vete deri sa te mbyllim syte. Shpresoj qe femijet tane ta gezojne!  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Furtuna” në Polici/ Ish-shefat refuzojnë detyrat e reja, zbuloni gjithë pakënaqësitë
Skandali, karta e shëndetit zëvendësohet me një copë letër »
Article Logic
Execution time: 0.012208938598633
array(1) { ["section"]=> string(25) "2017-05-05-06-21-52-77540" }