U ekzekutua me plumb në zemër në Peshkopi, kush është Alban Kaloshi (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:31 22-09-2017 U ekzekutua me plumb në zemër në Peshkopi, kush është Alban Kaloshi (FOTO) ilustruese

Personi në foto është identifikuar si Alban Gëzim Kaloshi, 42-vjeçari i cili u ekzekutua me një plumb në krahëror në qytetin e Peshkopisë.

Policia sqaron se njoftimi për ekzekutimin e tij është marrë rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa është dërguar në spitalin rajonal i pajetë.

 alban-kaloshi.jpg

NJOFTIMI I POLICISË

 

Me datë 22.09.2017,  rreth orës 03.30 të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga urgjenca e Spitalit Rajonal se ka ardhur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban (Gëzim)  Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe ,Bashkia  Dibër.

 Menjëherë  ka shkuar Grupi hetimor  ku ka rezultuar se: Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia  kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin  A.K,  dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit.

 Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor. Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes,  kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.  

Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën  në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme. Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimës 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr në një shtëpi private në “DON BOSKO” (EMRI I PRONARIT)
Risia ekologjike për Tiranën, nis testimi i autobusëve elektrikë »
Article Logic
Execution time: 0.012997150421143
array(1) { ["section"]=> string(25) "2017-09-22-09-32-13-93267" }