2017-ta nis me ndëshkime për kompanitë e transportit publik, ja si do e pësojnë në rastet kur nuk zbatohet orari

Publikuar tek: ekonomi, më 23:29 02-01-2017 2017-ta nis me ndëshkime për kompanitë e transportit publik, ja si do e pësojnë në rastet kur nuk zbatohet orari

Duke filluar nga ky muaj, kompanitë e transportit publik do të vlerësohen me pikë dhe në rast të mos zbatimit të standardeve pasi kanë marrë licencën do t'ju hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit.

Këtë e bën të ditur drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Rudina Hoxha për Report Tv.

‘’Në datën 1 janar do fillojë kontrolli që është risi sistemi i pikëzimit që më parë nuk ka ekzistuar. Janë vendosur 1400 gjoba linjave të transportit për shkeljen që bënin gjatë gjithë ditëve. Kur të futet sistemi i pikëzimit të gjithë do të mendohen mirë kur të shkelin ligjin, pasi me vendosjen e gjobës do të ulen pikën deri në heqjen e licencës’’, -u shpreh Hoxha.

Kontrolli i flotës së autobuzëve të transportit publik do të bëhet nëpërmjet një çipi.

Kur kompanitë e transportit marrin licencën ata raportojnë në numër më të madh të flotës, ndërsa kur ofrojnë shërbimin, autobuzët që janë në qarkullim janë më të pakët, për këtë arsye ka dhe vonesa në stacionet e autobuzëve.

‘’Do kemi edhe pajisjen e të gjitha mjeteve me çip. Nuk do të ndodhi më mos të nxirren më linjat, pasi çipi do e tregojë nëse autobusi është i ndezur apo jo’’, -u shpreh Hoxha për Report TV.

Tirana ka 15 linja urbane dhe 25 linja rrethqytetëse për të kryer transportin publik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026777029037476
array(1) { ["section"]=> string(117) "2017-ta-nis-me-ndeshkime-per-kompanite-e-transportit-publik-ja-si-do-e-pesojne-ne-rastet-kur-nuk-zbatohet-orari-64454" }