Majlinda Bregu Sekretare e Përgjithshme e RCC në Sarajevë, kandidatura e vetme e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 12:38 31-01-2018 Majlinda Bregu Sekretare e Përgjithshme e RCC në Sarajevë, kandidatura e vetme e Shqipërisë

Majlinda Bregu kandidon si kandidatura e vetme e Shqipërisë për sekretare e përgjithshme e RCC në Sarajevë.

Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE.

Pas lajmeve në media se shkresa e kandidimit është firmosur nga kryeministri Edi Rama, Bregu sqaron se  ky është një pozicon që nuk varet nga qeveria shqiptare.

 REAGIMI I PLOTË I MAJLINDA BREGUT:

Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal .

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.

E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor. Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.

E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ne rajon.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010940790176392
array(1) { ["section"]=> string(26) "2018-01-31-11-46-56-108592" }