‘2019 ishte vit i mbrapshtë’, Bushati intervistë për ‘Zërin e Amerikës’: 2020 të jetë vit reflektimi, të ndërtojmë një kulturë të re politike

Publikuar tek: politike, më 19:55 11-12-2019 ‘2019 ishte vit i mbrapshtë’, Bushati intervistë për ‘Zërin e Amerikës’: 2020 të jetë vit reflektimi, të ndërtojmë një kulturë të re politike Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” është shprehur se viti 2019 ka qenë një vit i mbrapshtë, që ka nisur me djegien e mandateve nga opozita, zgjedhjet e 30 qershorit dhe tashmë me tërmetin.

Bushati shprehet se 2020 duhet të jetë viti i bashkëpunimit dhe krijimit të një kulture të re politike, ku mazhoranca ka peshën e saj për të shtrirë dorën e bashkëpunimit ndaj aktorëve të tjerë.

“Ne jemi në fazën e një diskutimi në Kuvend, por në finale ka mbizotëruar një sens më racional duke marrë parasysh propozimet e BE-së dhe OSBE-së. Sepse Shqipëria ka marrë kryesimin e Presidencës së OSBE-së dhe liria e medias është një nga shtyllat kryesore të kësaj organizate.

2019 ishte një vit i mbrapshtë. Nisi me djegien e mandateve, më pas zgjedhjet e 30 qershorit, tërmetet që prekën vendin.

Uroj që 2020 të jetë jo thjeshtë viti i reflektimit, por edhe bashkëpunimit, për ti dhënë jetë reformës në drejtësi. Qëllimi i saj nuk ishte thjeshtë spastrimi i atyre personave të papërshtatshëm për drejtësinë.

Ne duhet të ndërtojmë një proces dhe një kulturë të re politike, ku ne si maxhorancë kemi peshën tonë për të shtrirë dorën e bashkëpunimit”, ka thënë ndër të tjera Ditmir Bushati.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12908005714417
array(1) { ["section"]=> string(141) "2019-ishte-vit-i-mbrapshte-bushati-interviste-per-zerin-e-amerikes-2020-te-jete-vit-reflektimi-te-ndertojme-nje-kulture-te-re-politike-189126" }