'2019 vit historik për Kosovën', zv.kryeministri Hoxhaj: Do të përmbyllim atë që nismën në 2008

Publikuar tek: rajon, më 22:31 20-02-2019 '2019 vit historik për Kosovën', zv.kryeministri Hoxhaj: Do të përmbyllim atë që nismën në 2008

Zëvendës kryeministri Enver Hoxha ka thënë mbrëmjen e sotme se viti 2019, do të jetë një vit historik për Kosovën, në lidhje me marrëdhënien me Serbinë.

'Ne hyjmë në dialog për shkak të interesave tona strategjike dhe ju besojmë partnerëve tanë perëndimorë. Mendoj që 2019 mund të jetë një vit historik   ku përmbyllim diçka që e kemi nisur në 2008. Mendojmë që marrëveshja e Prespës është një model frymëzimi, por raportet Greqi - Maqedoni kanë qenë të tjera. Raporti jonë me Sëerbinë ka të bëjë me sovranitetin', ka thënë ndër të tjera Enver Hoxhaj, i ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës, me gazetaren Beti Njuma.

Gjithashtu zv.kryeministri ka shtuar se është hartuar një platformë e cila do të votohet në Kuvend javën e ardhshme, dhe që adreson gjithë shqetësimet e Kosovës.

'Aktualisht kemi hartuar një platformë e cila do të duhet të miratohet javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Me këtë platformë ne adresojmë të gjitha shqetësimet që ka Kosova në këtë proces të tillë. Ne i besojmë procesit dhe besojmë se në fund të procesit nuk do të jemi të detyruar që të bëjmë kompromise të mëdha. Ne hyjmë në një proces që të avancojmë pozitat e Kosovës, që Kosova të jetë më e fuqishme, më e konsoliduar dhe jo të dalim nga procesi ku Kosova të jetë më pak seç është.'

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090160369873047
array(1) { ["section"]=> string(98) "2019-vit-historik-per-kosoven-zv-kryeministri-hoxhaj-do-te-permbyllim-ate-qe-nismen-ne-2008-153582" }