Fshehu pasurinë më shumë se 1 herë, shtyhet me një muaj seanca për Adriatik Llallën

Publikuar tek: aktualitet, më 10:27 09-04-2020 Fshehu pasurinë më shumë se 1 herë, shtyhet me një muaj seanca për Adriatik Llallën Adriatik Llalla

Shtyhet seanca për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, për shkak të situtës së krijuar prej Covid-19.

Senaca paraprake që ishte planifikuar ditën e djeshme është shtyrë me një muaj. Ish-kryeprokurori akuzohet për mosdeklarim të një shume të madhe parash në kufi.

Mësohet se ai është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Gjatë hetimeve 2 vjeçare nga ana e SPAK, për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm, rezulton se Lalla kur ka qenë në krye të detyrës ka bërë një udhëtim në Gjermani në të cilin nuk ka deklaruar një shumë të madhe parash, të cilën e ka përdorur për të shkolluar të bijën. Aktualisht Llalla vijon të hetohet për mosdeklarim të hollash në kufi, ndërsa më herët mbi të rëndonin akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.011096954345703
array(1) { ["section"]=> string(26) "2020-04-09-08-29-07-201943" }