21 emigrantët e bllokuar në Kapshticë, Majko: Do ju paguajmë qëndrimin në hotel për dy javë. Askusht tjetër pa autorizim mos të niset drejt Doganës

Publikuar tek: politike, më 22:05 06-04-2020 21 emigrantët e bllokuar në Kapshticë, Majko: Do ju paguajmë qëndrimin në hotel për dy javë. Askusht tjetër pa autorizim mos të niset drejt Doganës Ministri i Diasporës Pandeli Majko

Ministri i Diasporës Pandeli Majko thotë se emigrantët e mbetur në kufi, në Doganën e Kapshticës, do të dërgohen në hotel me të gjitha shpenëzimet e paguara për 14 ditë.

Në një intervistë për Eni Vasilin, Majko tha se Këshilli i Koordinimit ka marrë përsipër për vetëm 21 emigrantët e mbetur në kufi të paguajë të gjitha shpenëzimet. Ministri bëri thirrje që kushdo emigrantë që do të kthehet në Shqipëri, të mos niset drejt Doganës nëse nuk ka marrë autorizim nga Konsullata.

“Për ata 21 veta që janë atje unë kam folur me ministrin e Brendshëm dhe atë të Jashtëm. Për këta 21 veta të ketë një histori përjashtimore. Se kur burri apo gruaja rri në kufi 3 ditë e ka një hallë. Është një mundësi e fundit, do ju paguhet qëndrimi i tyre në karantinë nga Këshilli i Koordinimit. Por është vetëm për këta që kanë mbetur në kufij. Për të gjithë të tjerët nuk bëhet fjalë të hapet kufiri”, u shpreh Majko.

Kujtojmë se, prej tre ditësh disa emigrantë shqiptarë janë bllokuar në Doganën e Kapshticës dhe Kakavijës pasi nuk kishin autorizim për tu futur në vendin tonë dhe nuk u lejuan nga autoritetet të hynin në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010229110717773
array(1) { ["section"]=> string(151) "21-emigrantet-e-bllokuar-ne-kapshtice-majko-do-ju-paguajme-qendrimin-ne-hotel-per-dy-jave-askusht-tjeter-pa-autorizim-mos-te-niset-drejt-doganes-201647" }