21 Janari/ Fëmijët e të vrarëve, 500 dollarë pension

Publikuar tek: aktualitet, më 08:12 22-01-2015 21 Janari/ Fëmijët e të vrarëve, 500 dollarë pension Homazhet e Ramës me familjarët

Qeveria shqiptare ka përcaktuar për fëmijët e të vrarëve në protestën e 21 Janarit një pension prej 500 dollarësh. Vendimi u mor dje, në 4-vjetorin e ngjarjes.

Kryeministri Rama priti në kryeministri familjarët e viktimave dhe më tej së bashku zhvilluan homazhe në bulevard, ku humbën jetën Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Menjëherë Rama, pas drekës me familjarët, shkroi në profilin e tij në ''Facebook'' edhe se nëpërmjet këtij pensio ni, shteti ka njohur kështu përgjegjësinë e tij.

"Në 4-vjetorin e përkujtimit të 21 Janarit tragjik me familjarët e Ziverit, Hekuranit, Aleksit dhe Faikut, për të cilët drejtësia ende mungon. Sot, përmes dhënies nga qeveria të pensioneve të veçanta për familjet e katër dëshmorëve, shteti shqiptar njohu përgjegjësinë për vrasjen e katër qytetarëve shqiptarë. Hapi tjetër që i takon shtetit është rihapja e plotë e çështjes, pasi asgjë tjetër veç drejtësisë nuk e shëron dot plagën e 21 Janarit", ka shkruar Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komuna e Parisit e kompleksi Dinamo në errësirë
Mostrat e Kokainës, analizë në Gjermani »
Article Logic
Execution time: 0.011286020278931
array(1) { ["section"]=> string(55) "21-janari-femijet-e-te-vrareve-500-dollare-pension-1158" }