'21 janari më shtyu të studioja Drejtësi', rrëfimi prekës i Ana Veizit, 8 vite më parë iu vra babai në bulevard

Publikuar tek: aktualitet, më 09:50 22-01-2019 '21 janari më shtyu të studioja Drejtësi', rrëfimi prekës i Ana Veizit, 8 vite më parë iu vra babai në bulevard

Ziver Veizi është një prej 4 viktimat të 21 Janarit 2011. Dje në 8 vjetorin e kësaj ngajrje të rëndë, si çdo vit familjarët zhvilluan ceremoninë e përhershme të vendosjes së luleve në bulevard, ndërkohë që kërkojnë drejtësi.

Vajza e Ziverit, Ana, për Top Channel shprehet se ata vijojnë të kërkojnë që të vihen para drejtësisë si ata që kryen vrasjet, por edhe ata dhanë urdhrin.

“Drejtësia ende nuk është vendosur. Drejtësi nuk është të ecim në Bulevard në nder të tyre. Drejtësi është që përgjegjësit të vihen pas hekurave. Nuk dua që vetëm të flitet, por përgjegjësit të vendosen para përgjegjësisë. Statusi Dëshmor është thjesht një nderim, por nuk e zbut aspak këmbënguljen tonë për të kërkuar drejtësi. Nuk do të heqim dorë.Kërkojmë që të vihen përpara ligjit personat që urdhëruan dhe kryen vrasjen”, u shpreh Ana.

Ajo tregon se ka qenë pikërisht ngjarja e para 8 viteve, ajo që e shtyu të fillojë studimet për Drejtësi.

“21 Janari më shtyu që të vazhdoja studimet Drejtësi, sepse e kam parë se sa e vështirë është të vendoset Drejtësi. Ka shumë njerëz që vuajnë nga padrejtësitë. Dua që të jem krahë për të gjithë ata persona që vuajnë ashtu si unë”, u shpreh ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 24% e shqiptarëve të rritur janë të virgjër, ja qytetet ku burrat e gratë nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale
Ekspertë nga Irlanda për sigurinë ushqimore në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.011013984680176
array(1) { ["section"]=> string(114) "21-janari-me-shtyu-te-studioja-drejtesi-rrefimi-prekes-i-ana-veizit-8-vite-me-pare-iu-vra-babai-ne-bulevard-149801" }