Sot 8 vite nga 21 janari i kobshëm që i mori jetën 4 protestuesve.
Sapo kemi parë të njëjtën skenë si “deja vu”; kryeministrin Rama teksa ecën krah familjarëve të viktimave e përulet në Bulevard me karajfila në dorë në shenjë nderimi.
Një prej qytetarëve e ka lënë pa përgjigje kryeministrin. “Zoti Rama, po presim drejtësinë e premtuar”, i tha një prej qytetarëve.
“Eh, prite prite”, ironizoi një tjetër qytetar i pranishëm në homazhe ndërsa shefi i qeverisë mori rrugën drejt zyrës së tij pa thënë asnjë fjalë për drejtësinë e munguar.
Live homazhet: