21 janari/ Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve

Publikuar tek: aktualitet, më 18:08 20-01-2021 21 janari/ Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve

Një ditë para “21 Janari”, Policia e Tiranës ka kërkuar rifillimin e hetimeve.

Bëhet me dije se policia ka dorëzuar në prokurori letër kërkesën, ku i kërkohet prokurorisë riinspektim hetimor.

Sipas Top Channel Policia e Tiranës kërkon riinspektim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes,  Erald Boshas,  Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.

Gjithashtu kërkohet që të ketë riekspertim për predhën që është gjetur në trupin e Aleks Nikës, si dhe të ripyetën personat që kanë dijeni me ngjarjes kryesisht ish-efektivë të gardës.

Ndër të tjera kërkohet që të rishikohen pamjet filmike që janë të fokusuara tek Zuver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe të plagosurit.

Kujtojmë që nesër mbushen 10 vite nga 21 janari i kobshëm i 2011-ës kur u vranë me duar në xhepa te bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues.

Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika mbetën të ekzekutuar nga shteti por ndonëse ka pafund pamje foto, video, audio që provojnë vrasjen shtetërore, ende sot nuk ka njeri pas hekurave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina përfshihet nga flakët në Laprakë, ja kush janë dyshimet e para
'Sytë janë nga ju', Olta Xhaçka uron e para presidentin Joe Biden dhe Kamala Harris »
Article Logic
Execution time: 0.011106014251709
array(1) { ["section"]=> string(63) "21-janari-policia-e-tiranes-kerkon-rifillimin-e-hetimeve-235740" }