21 ministra të rinj në ITALI, vetëm 7 gra; 12 ministra marrin për herë të parë një detyrë shtetërore (LISTA ME EMRAT)

Publikuar tek: bota, më 10:59 05-09-2019 21 ministra të rinj në ITALI, vetëm 7 gra; 12 ministra marrin për herë të parë një detyrë shtetërore (LISTA ME EMRAT) Ministrat e rinj italianë

Merr fund odiseja e krijimit të qeverisë në shtetin fqinj. Kryeministri Conte u betua me kabinetin në Quirinale paraditen e sotme.

 “Do vendosim si skuadër energjitë tona më të mira, kompetencat dhe pasionin për ta bërë Italinë një vend më të mirë në interes të qytetarëve nga veriu në jug” tha kryeministri Giuseppe Conte pasi lexoi emrat e ministrave. Pas betimit u mbajt edhe mbledhja e parë e qeverisë.

Skuadra është e përbërë nga 21 ministra 13 me portofol dhe 8 ministra pa portofol. 10 vijnë nga Cinque Stelle, 9 nga PD dhe 1 nga Leu. Janë shtatë gra, pra një e treta e kabinetit. Nga 21 ministra, 12 debutojnë për herë të parë nuk kanë pasur asnjëherë më parë ndonjë detyrë shtetërore.

Qeveria e Giuseppe Conte (ITALI)

Federico d’Inca – Ministër i Raporteve me Parlamentin

Paola Pisano – Ministër për inovacionin teknologjik dhe digjitalizimin

Fabiana Dadone – Ministër i Administratës Publike

Francesco Boccia – Ministër i cështjeve rajonale dhe autonomisë

Giuseppe Provenzano – Ministër i Jugut

Vincenzo Spadafora – Ministër i rinisë dhe sportit

Elena Bonetti – ministër i mundësive të barabarta dhe familjes

Enzo Amendola – Ministër i punëve evropiane

Luigi di Maio – Ministër iJashtëm

Luciana Lamorgese – Ministër i Brendshëm

Alfonso Bonafede – Ministër i Drejtësisë

Lorenzo Guerini – Ministër i Mbrojtjes

Roberto Gualtieri – Ministër i Ekonomisë dhe Financave

Stefano Patuanelli – Ministër I Zhvillimit ekonomik

Teresa Bellanova – Ministër i Bujqësisë dhe Pyjeve

Sergio Costa – Ministër i Ambientit

Paola de Micheli – Ministër i Infrastruktures dhe transportit

Nunzia Catalfo – Ministër i punës dhe politikave sociale

Lorenzo Fioramonti - Ministër i ndërtimit

Dario Frannceschini – Ministër i Kulturës dhe turizmit

Roberto Speranza – Ministër i Shëndetësisë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012911081314087
array(1) { ["section"]=> string(120) "21-ministra-te-rinj-ne-itali-vetem-7-gra-12-ministra-marrin-per-here-te-pare-nje-detyre-shteterore-lista-me-emrat-177383" }