Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij shtatzënë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një qytet të Italisë. Mësohet se 21-vjeçari ishte i njohur nga policia për dhunë ndaj familjes së tij.
Mediat italiane shkruajnë se gjatë një mosmarrëveshje që lindi për arsye të kota, i riu kishte sulmuar gruan e tij shtatzënë me shkelma dhe grushta. Gjatë sulmit, gruaja kishte pësuar lëndime dhe po merr mjekimin e duhur në spital.
Tashmë 21-vjeçari ndodhet në burg dhe akuzohet për dhunë në familje.