21 vjeçarja përkthyese e gjuhës së shenjave: Siç merren me LGBT të merren dhe me gjuhën autodidakte

Publikuar tek: barometri, më 07:42 23-04-2018 21 vjeçarja përkthyese e gjuhës së shenjave: Siç merren me LGBT të merren dhe me gjuhën autodidakte

Aleksandara Panganika është një nga katër personat që ndodhen në Shqipëri të cilët përkthejnë gjuhën e shenjave, ose e quajtur ndryshe gjuhën autodidakte.

Ajo është vetëm 21 vjeç dhe ka arritur që të mësoj një gjuhë të tillë e cila i vjen në ndihmë të gjithë atyre personave të cilët nuk dëgjojnë dhe flasin.

Përveç gjuhës Shqipe, Aleksandra përkthen në gjuhën e shenjave dhe anglishten.

Dëshira për të njohur këtë gjuhë lindi si kureshtje ndaj të veçantës duke parë se si funksiononte nëpërmjet Youtube, pa e kuptuar se më vonë do të kthehej në një mision, shprehet ajo.

21-vjeçarja tregon se pas 3 vitesh që e zotëron mirë gjuhën Shqipe të shenjave ka krijuar miqësi me persona që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë, mbi gjuhën.

“Gjuha e trupit është gjuha e ndjenjave, është një gjuhë që nuk ka nevojë të zgjedhësh fjalët më të bukura për të thënë diçka, por është ajo që ndjen, mimika jote, që shprehin më shumë sesa do doje të thoje me fjalë. Është një gjë e bukur me gjuhën e shenjave, pasi një fjali kthehet në pyetëse vetëm me lëvizjen e vetullave”, tregon ajo.

Aleksandra nuk është vetëm lehtësi komunikimi për personat që nuk dëgjojnë. Ajo është zëri, veshët dhe një krah ku ata rrëfehen për çfarë i shqetëson.

“Ata kanë një shkollim të munguar, kanë vetëm një shkollë 9 vjeçare pastaj u duhet të ngujohen në shtëpitë e tyre, nuk ka një gjimnaz apo një shkollë profesionale që t’u mundësojë atyre vazhdimin e një karriere”, tregon ajo.

Aleksandra thotë se shokët i kërkojnë shpesh ti përkthejë në ambiente të ndryshme, qoftë edhe në zyrat e shtetit, por nuk mund ta bëjë këtë pasi nuk ka licencë. Dhe megjithëse është e interesuar, nuk ka ku ta marrë.

“Shteti shqiptar nuk ofron kurse të tilla dhe nuk e njeh interpretin e gjuhës së shenjave si profesion, prandaj këto kurse ofrohen nga ndërkombëtarët. Janë 39 mijë persona që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë dhe që mbulohen nga 6 përkthyes, nga ana tjetër ka të rinj si unë që dëshirojnë të bëhen përkthyes dhe s’kanë mundësi sepse s’kemi një diplomë”, thotë 21-vjeçarja.

Aleksandra është e re, por kjo nuk e bën të pavendosur për atë që kërkon. me Pas disa vitesh, ajo thotë se e ka arritur pjekurinë për të orientuar drejt për të ardhmen e saj, të qenit përkthyese e licencuar e gjuhës së shenjave. Dhe sigurisht, nuk heziton ti drejtohet ministrisë së arsimit, edhe me një kërkesë konkrete

“Do doja që njësoj sikur disa njerëz vijnë dhe flasin për komunitetin LGBTI dhe informojnë për seksualitetin e ndryshëm, një gjë e tillë të ndodhte edhe me gjuhën e shenjave”, shprehet Aleksandra Panganika.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021713018417358
array(1) { ["section"]=> string(105) "21-vjecarja-perkthyese-e-gjuhes-se-shenjave-sic-merren-me-lgbt-te-merren-dhe-me-gjuhen-autodidakte-117920" }