21-vjetori i vdekjes së të atit, flet Rudina Hajdari: Figura e Azemit mbetet frymëzimi më i madh i besimit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:10 12-09-2019 21-vjetori i vdekjes së të atit, flet Rudina Hajdari: Figura e Azemit mbetet frymëzimi më i madh i besimit

Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka reaguar për 21-vjetorin e vdekjes së të atit të saj, Azem Hajdarit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Hajdari shprehet se sot, pas 21 vitesh, krizat e ndryshme kanë mbërthyer e nuk janë të zgjidhura për shoqërinë dhe shtetin tone.

Deputetja deklaron se figura e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore dhe heroit të fjalës së lirë, mbetet frymëzimi më i madh i besimit tek sistemi i demokracisë.

Sipas Hajdarit, të rinjtë, por jo vetëm, akoma e kanë në dorë rrugën e drejtë dhe të duhur për të vendosur një shoqëri që nuk i cënohen të drejtat.

‘Sot, pas 21 vitesh, krizat e ndryshme kanë mbërthyer e nuk janë të zgjidhura për shoqërinë dhe shtetin tonë, mbi faktin se sa të lirë e sa të sigurt jemi nga shteti ligjor.

Fatkeqësisht, shumë pak avantazhe dhe të drejta kanë arritur shqiptarët nga ky tranzicion i vështirë dhe nga paqëndrueshmëria politike.

Edhe pse konteksti historik është i ndryshëm, unë mendoj se figura e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore dhe heroit të fjalës së lirë, mbetet frymëzimi më i madh i besimit tek sistemi i demokracisë.

Të rinjtë, por jo vetëm, akoma e kanë në dorë rrugën e drejtë dhe të duhur për të vendosur një shoqëri që nuk i cënohen të drejtat dhe mbrohen në mënyrë të barabartë përpara shtetit të së drejtës dhe i garantohen të gjitha mundësitë që gëzojnë vendet e familjes Evropiane’, shkruan Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.063184022903442
array(1) { ["section"]=> string(111) "21-vjetori-i-vdekjes-se-te-atit-flet-rudina-hajdari-figura-e-azemit-mbetet-frymezimi-me-i-madh-i-besimit-178189" }