22 apartamente, biznese, prona… Sekuestrohen 2 milion euro pasuri bosit nga Durrësi (AKUZAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:13 20-02-2018 22 apartamente, biznese, prona… Sekuestrohen 2 milion euro pasuri bosit nga Durrësi (AKUZAT) ilustruese

Policia e Shtetit ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 2 milion euro pasuri të një 46-vjeçari nga Durrësi, i cili dyshohet se e ka ngritur përmes aktiviteteve ilegale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë goditur një rast të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Mbi bazën e referimit të bërë nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës është ekzekutuar vendimi penal i Gjykatës duke sekuestruar pasuritë e shtetasit T.S., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Janë sekuestruar:

• 25 000 m2 tokë arë;

• 10 100 m2 pemëtore;

• 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;

• 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, kryer nga shtetasi T.S.. Në total ato llogariten rreth 2 milion euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DOSSIER/ Rrëfimi i ZYRTARIT të lartë të PD: Ministri i Berishës, si e mori vesh SHKARKIMIN nga televizori (SMS-ja NË MEDIA, ASNJË FJALË NË QEVERI)
Deklarata SHOKUESE e drejtorit në qeverinë Rama, deputeti i PD s’e beson dot: Çnjerëzore! Dëgjojeni! (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010674953460693
array(1) { ["section"]=> string(94) "22-apartamente-biznese-prona-sekuestrohen-2-milion-euro-pasuri-bosit-nga-durresi-akuzat-110865" }