22 burra vlejnë më shumë se 326 milion gra të Afrikës (RAPORTI për miliarderët e botës)

Publikuar tek: bota, më 12:16 20-01-2020 22 burra vlejnë më shumë se 326 milion gra të Afrikës (RAPORTI për miliarderët e botës) Michael Bloomberg i cili vlen rreth 59.5 miliardë dollarë, sipas Forbes.

Pabarazia globale duket se është "jashtë kontrollit" për shkak të sistemeve të njëanshme ekonomike që përjashtojnë shumë gra ndërsa lejojnë miliarderët të mbledhin pasuri marramendase dhe bëjnë pak për shoqërinë, raporton CNN, shkruan Newsbomb.al

 

Shoqatat bamirëse po u bëjnë thirrje vazhdimisht qeverive të zbatojnë politika lehtësuese për gratë dhe të ofrojnë më shumë kujdes ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. Oxfam International sugjeron taksa më të larta për të pasurit dhe kërkon që të bëhen më shumë shpenzime nga qeveritë kombëtare për kujdesin ndaj fëmijëve dhe ndaj shëndetit në përgjithësi.

Raporti vjetor i Oxfam-it për pabarazinë u botua përpara Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në Zvicër, i cili çdo vit mbledh shumë nga njerëzit më të pasur dhe më me ndikim në botë. Ndër konkluzionet më kryesore të raportit mund të përmendim:

  • • 2,153 miliarderët e botës kanë më shumë pasuri se 4.6 miliardë njerëz.
  • • 22 njerëzit më të pasurit në botë kanë më shumë pasuri sesa të gjitha gratë e Afrikës.
  • • 1% e njerëzve më të pasur në botë kanë më shumë se dyfish pasuri sesa 6.9 miliardë njerëz.
  • • Vlera e punës së kujdesit pa pagesë nga femrat e moshës 15 vjeç e lart është 10.8 trilion dollarë në vit.
  • • Numri i miliarderëve është dyfishuar gjatë dekadës së kaluar.

Raporti prej 63 faqesh argumenton se liderët botërorë nuk po bëjnë sa duhet për të adresuar hendekun e zgjerimit midis të varfërve dhe të pasurve. Ai përqendrohet gjithashtu në politikat që lejojnë burrat të dominojnë në radhët e para të biznesit dhe qeverisë. Arsyeja kryesore e pabarazisë ekonomike, argumenton raporti, bazohet në pabarazinë gjinore./ newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019824028015137
array(1) { ["section"]=> string(92) "22-burra-vlejne-me-shume-se-326-milion-gra-te-afrikes-raporti-per-miliarderet-e-botes-192591" }