22 euro taksim për blerjet online, hyn në fuqi vendimi

Publikuar tek: ekonomi, më 14:36 04-08-2016 22 euro taksim për blerjet online, hyn në fuqi vendimi

Edhe pse qytetarët do kenë kufizime, dhe janë shprehur të pakënaqur nga vendimi që është marrë nga qeveria, pas botimit në fletoren zyrtare, sot ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për taksimin e blerjeve online me mbi 22 euro.

Ky vendim përcakton se nuk do taksohen mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro dhe dërgesat jashtë Shqipërisë për një individ që nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro.

Ministria e Financave argumenton tatimin mbi vlerën e shtuar TVSH, si detyrim që duhet të paguajnë si konsumatori që blen brenda vendit edhe ai  online. Kufizimi i pataksueshëm për blerjet online në 22 euro, ka si qëllim ofrimin e barazisë tatimore.

Tashmë për çdo blerje që do të kalojë kufirin 22 euro, qytetarët do paguajnë 20 % TVSH si dhe tarifë doganore në varësi të produktit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021337985992432
array(1) { ["section"]=> string(59) "22-euro-taksim-per-blerjet-online-hyn-ne-fuqi-vendimi-48749" }