22 gratë e fuqishme shqiptare në mbrojtje të Vlahutin: Thirri mendjes Kastriot dhe kërko ndjesë! (LETRA E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:49 11-05-2017 22 gratë e fuqishme shqiptare në mbrojtje të Vlahutin: Thirri mendjes Kastriot dhe kërko ndjesë! (LETRA E PLOTË)

22 gra shqiptare me ndikim në jetën publike, mes tyre edhe deputetja e PD-së Majlinda Bregu përmes një letre solidarizohen me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin dhe dënojnë shkrimin e Kastriot Myftarajt.

“Kthjellohu z. Myftaraj, ndoshta s’e ke bërë ndonjëherë, por thirri mendjes sepse është fisnike të kërkosh ndjesë publike”, thuhet ndër të tjera në letër.

LETRA E PLOTË:

Shkrimi i fundit i serialit të dhunës verbale dhe shkrimeve misogjene të botuara në shtypin shqiptar i vuri kapakun gjuhës bastarde që përdoret kundër grave, sidomos atyre në karrierrë politike e vendimmarrëse.

Artikulli i paprecedent, me fjalë fyese e denigruese kundër Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin ka prekur të gjitha gratë shqiptare për shumë arsye: Romana është mike në vendin tonë, është zyrtare e lartë e një institucioni ndërkombëtar dhe përfaqëson ato gra që ja dalin të ngrihen në nivele të tilla drejtuese.

Për cilin burrë është shkruar ndonjëherë në shtypin shqiptar “që është kurvar”, kur flitet për karrierën e tij politike? Asnjëherë! Ç’argument është ky për të sulmuar një grua apo edhe një burrë në karrierë?

Nuk ja kemi borxh askujt të lexojmë në gazeta shkrime të tilla, të cilat janë faqe turpi e të zeza të shtypit shqiptar.

Po, Romana Vlahutin është një grua e mençur dhe hijshme! Dhe ecën si ti dojë qejfi!

Mirëpo kjo shqetësoka Kastriot Myftaraj e ndonjë tjetër dhe e bën që të përdorë këto dy veti të adhurueshme si armë mediatike kundër zonjë Vlahutin. Sepse kështu ndër shekuj janë masakruar gratë, për bukurinë dhe mençurinë e tyre.

Kthjellohu z. Myftaraj, ndoshta s’e ke bërë ndonjëherë, por thirri mendjes sepse është fisnike të kërkosh ndjesë publike.

E drejta për tu shprehur në shtyp lirshëm e pa ndroje është e drejtë e gjithësecilit nga ne e fituar me ardhjen e demokracisë, por nga ana tjetër dëmi dhe turpi që na krijon ne shqiptareve e shqiptarëve ky lloj artikulli është shumë më i madh e i pamerituar. Është përgjegjësi publike e mediave shqiptare të mos botojnë dhe riprodhojnë artikuj që nxisin gjuhën e urrjetjes dhe denigrimit të personit.

Zonja Vlahutin, në emër të shumë grave shqiptare ju falenderojmë për punën tuaj dhe dëshirën e mirë që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt Evropës, drejt të vetmes rrugë që duam duke zbatuar reformat e nisura.

Mirela Arqimandriti

Majlinda Bregu

Valdet Sala

Vjollca Meçaj

Vasilika Hysi

Milva Ekonomi

Olta Xhaçka

Delina Fico

Juliana Hoxha

Klotilda Ferhati

Eglantina Gjermeni

Milena Harito

Ani Ruci

Ines Leskaj

Olda Çeta

Iris Luarasi

Fabiola Egro

Jolanda Trebicka

Ela Pjero

Albana Fico

Djana Papleka Djaloshi

Manjola Hodo Duro

Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim

Qendra per Nisma Ligjore Qytetare

Refleksione

Ballkan Youth Link Albania

Shoqata për integrimin e Zonave Informale

Social Contract Institute

Rrjeti per Demokraci i Grave

Linja e Keshillimit per vajza e gra

Qendra per Zhvillim Komunitar

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KQZ do trajnojë financierët e partive politike për këto zgjedhje, zbuloni arsyet
2 trafikantët shqiptarë kapen me 1.5 ton kanabis në bregdet (Emrat) »
Article Logic
Execution time: 0.0055139064788818
array(1) { ["section"]=> string(114) "22-grate-e-fuqishme-shqiptare-ne-mbrojtje-te-vlahutin-thirri-mendjes-kastriot-dhe-kerko-ndjese-letra-e-plote-78290" }