Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi i është gjetur një sasi droge në makinë.
Bëhet me dije se policia ka arrestuar një shqiptar në zonën me vendbanim në Verzuolo, pasi i janë gjetur 22,555 kg kokainë në makinë.
Arrestimi i shqiptarit, një burrë rreth 50 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë me dije, është bërë për shkak të një kontrolli rutinë. Shqiptari ne makinë tip “Land Rover”, pasi ka parë policinë është nervozuar dhe ka rritur shpejtësinë, çfarë ka bërë që policia të ngrejë dyshime dhe të ndalojë për kontroll personin në fjalë.
Gjatë kontrollit u gjetën 23 pako kokainë, të mbështjella me celofan, me një peshë totale prej mbi 22 kilogramë dhe një vlerë rreth një milion e gjysmë euro.
50 vjeçari u arrestua dhe u shoqërua me Burgun Cuneo në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.