22 marsi dita e parë e Demokracisë, Basha jep mesazhin e fortë: Sot Shqipëria po na thërret përsëri, është në dorën tonë ta përmbyllim…

Publikuar tek: politike, më 11:33 22-03-2019 22 marsi dita e parë e Demokracisë, Basha jep mesazhin e fortë: Sot Shqipëria po na thërret përsëri, është në dorën tonë ta përmbyllim…

Kreu i PD Lulzim Basha përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka kujtuar 22 marsin, ditën e parë të demokracisë.

Basha thotë se sot Shqipëria është në udhëkryq dhe është në dorën e të gjithëve ta përmbyllin këtë duke ndërtuar një Shqipëri vlerash të vërteta europiane.

“Me 22 mars 1992 shqiptarët fituan lirinë. Si sot 27 vjet më parë njerëzit u bashkuan me të vetmen dëshirë dhe ëndërr: lirinë për të ndërtuar një jetë më të mirë, lirinë për të lëvizur, lirinë për arsim, lirinë për biznes, lirinë per tu shprehur, lirinë për të zgjedhur e për tu zgjedhur. Ky udhëtim 27 vjecar drejt lirisë dhe Europës demokratike me arritjet dhe dështimet e tij, ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica. Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane”, shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata e Metës për dorëheqje, Bamir Topi: Rama e zëvendëson brenda 48 orësh
U sulmua dje me bojë, Ralf Gjoni tjetër reagim: Falenderoj Policinë e Shtetit (Thirrje për kandidatët e opozitës në lista) »
Article Logic
Execution time: 0.011845111846924
array(1) { ["section"]=> string(138) "22-marsi-dita-e-pare-e-demokracise-basha-jep-mesazhin-e-forte-sot-shqiperia-po-na-therret-perseri-eshte-ne-doren-tone-ta-permbyllim-157452" }