22 ton mish pule kthehen në Brazil pas bllokimit, rezultatet e analizave janë alarmante

Publikuar tek: aktualitet, më 15:19 26-05-2017 22 ton mish pule kthehen në Brazil pas bllokimit, rezultatet e analizave janë alarmante

Kthehet në vendin e origjinës ngarkesa me mish pule e bllokuar nga AKu për prezencë të salmonella SPP.

Ngarkesa prej 26 ton mish pule e bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës më datë 03.05.2017, pasi rezultoi pas analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) me prezencë të salmonella spp, është gati të kthehet në vendin e origjinës së saj në Brazil.

Pas kryerjes së procedurave shkresore nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Pikat e Inspektimit Kufitar në Durrës, autoritetit doganor dhe me dakortësi të përfaqësuesit të firmës importuese në Shqipëri AMG, ngarkesa me mish pule do të niset drejt Brazilit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me përgjegjësi të plotë ka ndjekur hap pas hapi, të gjitha procedurat ligjore për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ronaldo prezanton të dashurën e re, por detaji në foto do t’ju lerë pa mend
Ndërron jetë deputeti i LSI Gjovalin Kadeli »
Article Logic
Execution time: 0.010438919067383
array(1) { ["section"]=> string(92) "22-ton-mish-pule-kthehen-ne-brazil-pas-bllokimit-rezultatet-e-analizave-jane-alarmante-80080" }