Një djalë i ri, vetëm 22-vjeç ka mbërritur i pajetë në spitalin e Tepelenës.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për shkaqet e vdekjes nga ku ka rezultuar se i riu vuante nga probleme në zemër dhe se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Personi që ka ndërruar jetë është 22-vjeçari E.I, banues në Tepelenë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për vdekje natyrale.