22 vjeçarit i vihet arma në kokë dhe goditet me shkop bejsbolli, shkak konflikti dy vjeçar

Publikuar tek: aktualitet, më 15:54 04-02-2017 22 vjeçarit i vihet arma në kokë dhe goditet me shkop bejsbolli, shkak konflikti dy vjeçar

Një 22 vjeçar është kanosur me armë dhe është goditur me shkop bejsbolli në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Policia njofton se shtetasi Lorenc Kuqo, 34 vjeç, i armatosur dhe me shkop bejsbolli, ka hyrë në lokalin në qendër të fshatit, ku ndodhej Dardi Maxhari, 22 vjeç, dhe pasi i ka vendosur atij armën në kokë dhe e ka kërcënuar me jtë, e ka goditur më pas me shkop bejsbolli.

Pas dhunës së ushtruar ndaj 22 vjeçarit, agresoi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Aktualisht forca të shumta policie ndodhen në këtë fshat dhe janë në kërkim të 34 vjeçarit.

Mësohet se mes dy të rinjve, të cilët kanë lidhje fisnore, ekziston prej dy vitesh një konflikt, ndërsa Maxhari ka bërë më parë denoncim ndaj Kuqos.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim i fuqishëm në minierën e Bulqizës, dyshohet për tre të vdekur
Eksplozivi i futet në bagazhin e makinës, shoferi në Laç i shpëton mrekullisht atentatit, defekti nuk lejoi shpërthimin »
Article Logic
Execution time: 0.010549068450928
array(1) { ["section"]=> string(95) "22-vjecarit-i-vihet-arma-ne-koke-dhe-goditet-me-shkop-bejsbolli-shkak-konflikti-dy-vjecar-67728" }