-23%, bien importet e cigareve në Janar-Tetor

Publikuar tek: ekonomi, më 11:00 01-12-2015 -23%, bien importet e cigareve në Janar-Tetor

Importet e cigareve dhe karburanteve shënuan rënie të volumeve të importit gjatë periudhës dhjetëmujore, duke u renditur në shkaqet kryesore për mospërmbushjen e programit te të ardhurave në buxhetin e këtij viti.

Sipas Monitor, për 10 mujorin importet e cigareve ishin -23 % më ulta se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndërsa importet e karburanteve u tkurren në volum me 0.2 për qind në krahasim me 10 mujorin e 2014.

Për vitin 2015, bazuar në vlerësimet e administratës doganore, pritet të importohen në total 2766 ton cigare. Ministria e Financave vlerëson se për vitin 2016, importet e cigareve në vend do të jenë rreth 3100 ton, pra 334 ton cigare më shumë. Vlerësimi për këtë rritje të importeve të cigareve sipas Ministrisë së Financave vjen me masat e ndërmarra nga qeveria në luftën ndaj informalitet, që kanë një shtyllë të rëndësishme koordinimin e punës së administratës doganore me institucionet e tjera në vend për të miradministruar akcizën e cigares, sidomos prodhimin vendas.

Ministria e Financave ka vlerësuar se, konsumi i karburanteve në vend do të rritet me 3.3% në krahasim me vitin 2015. Për vitin 2015, parashikohet një konsum total prej 476,374 ton karburant në import dhe 60,844 ton karburant prodhim vendas, pra në total 537,219 ton karburant.

Për vitin 2016 vlerësohet 3,3% më shumë, 554,947 ton karburant dhe supozohet se sasia e karburantit kryesisht do të importohet. Pra të ardhurat nga taksat e aplikueshme mbi karburantin priten të grumbullohen nga administrata doganore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019289016723633
array(1) { ["section"]=> string(48) "23-bien-importet-e-cigareve-ne-janar-tetor-26668" }