23 vjeçari kryetar i Njësisë Administrative në Skrapar, kapet me hashash, kokainë, vaji hashashi dhe armë (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:36 05-07-2020 23 vjeçari kryetar i Njësisë Administrative në Skrapar, kapet me hashash, kokainë, vaji hashashi dhe armë (EMRI-DETAJE) Foto ilustruese

23 vjeçari Mario Mersinasi është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia pasi gjatë një kontrolli në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, i janë gjetur në makinë drogë e armë.

Ora News mëson se Mario Mersinasi është kryetari i Njësisë Administrative Zhepe të Cërricës në Skrapar, dhe është ndaluar më datë 25 qershor 2020 nga unifromat blu pasi në makinën me të cilën ai udhëtonte janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 37 doza kanabis e kokainë, një shishe farmaceutike me vaj kanabis, 14 fishekë armë gjahur dhe një shkop metalik me hapje.

Burimet nga policia bëjnë me dije se kanë shtrirë hetimet tek aktiviteti i funksionarit të pushtetit lokal pasi gjatë vitit të fundit në zonën e Skraparit nuk kanë munguar rastet e sekuestrimit të drogës së kultivuar në zona të ndryshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094859600067139
array(1) { ["section"]=> string(121) "23-vjecari-kryetar-i-njesise-administrative-ne-skrapar-kapet-me-hashash-kokaine-vaji-hashashi-dhe-arme-emri-detaje-212935" }