23-vjeçarin mirditor e plagosin gjatë garës në Serbi por lufton deri në fund dhe fiton medaljen e artë për Shqipërinë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:30 22-07-2017 23-vjeçarin mirditor e plagosin gjatë garës në Serbi por lufton deri në fund dhe fiton medaljen e artë për Shqipërinë

Një histori në kufijtë e të pabesueshmes kjo e David Nikollit, 23-vjeçarit mirditor i cili pas shumë peripecish ia ka dalë të lartësojë, të dielën që lamë pas, flamurin kuqezi në Beograd të Serbisë.

Davidi ka marrë medaljen e arit në garën më të rëndësishme atletike në Ballkan e cila u zhvillua në “Novi Pazar” të Serbisë duke u shpallur kështu kampion i Ballkanit.

23 vjeçari bëri një debutim të shkëlqyer duke arritur të fitojë në garën 3000 metra me kohën 8'31"45, mes 13 shteteve pjesëmarrëse, shkruan newsbomb.al.

Gjatë garës, një bullgar dhe një rumun tentuan ta ndalonin duke e shtyrë sa me bërryla e sa me këmbë por Davidi, pavarësisht lëndimit, ia doli të ruajë ekulibrin dhe t’i dhuronte Shqipërisë një medalje të artë, të cilën përfaqësuesja jonë 1 javë më parë as që e kishte imagjinuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbollisti me famë botërore mbërrin me jahtin e tij luksoz në Sarandë
Ekskluzive, aksioni i policisë në Ksamil bllokon të gjitha skafet jashtë standarteve »
Article Logic
Execution time: 0.011736154556274
array(1) { ["section"]=> string(123) "23-vjecarin-mirditor-e-plagosin-gjate-gares-ne-serbi-por-lufton-deri-ne-fund-dhe-fiton-medaljen-e-arte-per-shqiperine-86949" }