24 orë nga vendimi final për Shqipërinë, Cakaj për Financial Times: Bllokimi i negociatave zvogëlon rolin e BE-së në rajon (VENDET SKEPTIKE)

Publikuar tek: politike, më 17:11 15-10-2019 24 orë nga vendimi final për Shqipërinë, Cakaj për Financial Times: Bllokimi i negociatave zvogëlon rolin e BE-së në rajon (VENDET SKEPTIKE) Gent Cakaj

Ndërkohë që na ndajnë vetëm 24 orë nga marrja e vendimit nëse Shqipëria do të aderojë në familjen e madhe evropiane gazeta prestigjoze “Financial Times” i ka kushtuar një hapësirë mediatike çeljes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Prestigjiozja Fiancial Times i ka kushtuar një vëmendje të madhe asaj se çfarë është duke ndodhur në Luksemburg dhe asaj çfarë pritet të ndodhë në Bruksel lidhur me fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një artikull të saj evidentohet skepticizmi i Francës dhe i disa vendeve të tjera si Holanda apo Danimarka.

Në një prononcim për Financial Times, Ministri në Detyrë per Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është shprehur se bllokimi i negociatave do të sillte një ulje të rolit të BE-së në rajon.

Sipas Cakaj një ndërlikim i mëtejshëm i situatës do të sillte “ndarje” mes vendeve të cilat kundërshtojnë ndarjen e çështjeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të tjerë që mendojnë se Tirana duhet të paguajë çmimin për avancimin e rastit të Maqedonisë - një këndvështrim që gjen mbështetjen edhe të diplomatëve” thuhet në shkrim.

“Franca e cila ka qënë skeptike rreth zgjerimit të BE, thekson se procesi i anëtarësimit duhet të rishikohet para se të shqyrtohet pranimi i vendeve të tjera, pasiguri kjo që ministri Cakaj e quan “dilemë false”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040802001953125
array(1) { ["section"]=> string(143) "24-ore-nga-vendimi-final-per-shqiperine-cakaj-per-financial-times-bllokimi-i-negociatave-zvogelon-rolin-e-be-se-ne-rajon-vendet-skeptike-182174" }