24 orë para protestës, Agron Duka thirrje për pjesëmarrje: Të rrëzojmë këtë sistem hibrid që ka prodhuar demokraci të rreme

Publikuar tek: politike, më 19:52 24-05-2019 24 orë para protestës, Agron Duka thirrje për pjesëmarrje: Të rrëzojmë këtë sistem hibrid që ka prodhuar demokraci të rreme

Gati 24 orë para protestës kombëtare të opozitës që do të mbahet nesër në Tiranë, kreu i PAA Agron Duka bën thirrje për pjesëmarrje.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Duka shprehet se protesta e nesërme është një tubim për të rrëzuar këtë sistemi hibrid që ka prodhuar një demokraci të rreme, e cila është po aq e rrezikshme sa diktatura.

'Protesta e nesërme nuk është për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, pasi 30 qershori ka rënë në momentin që mazhoranca provoi, nëpërmjet shkeljeve ligjore në KQZ, se nuk ka hequr dorë nga krimi elektoral. Protesta e nesërme është për të kërkuar, edhe njëherë edhe më fortë, të drejtën e çdo shqiptari për të mos pasur frikë nga e ardhmja.

Për të dëshmuar, me praninë tonë, vullnetin për të ringritur institucionet e rëna pre e babëzisë për pushtet. Për të ndarë, në respekt të Kushtetutës, pushtetet e mbledhura në një dorë të vetme. Për të ndërtuar një sistem të ri politik, në lartësinë e ambicieve të qytetarëve për të qenë të përfaqësuar denjësisht, nëpërmjet votës të lirë nga zgjedha e krimit dhe e politikës të lidhur me të.

Për këtë arsye ju bëj thirrje që nesër, bashkë me familjet tuaja, të ushtroni të drejtën që kaq gjatë ju është mohuar. Të jepni, me praninë tuaj, një ‘votë’ simbolike për ndryshimin e këtij sistemi, për rrëzimin e tranzicionit dhe këtij sistemi hibrid, që ka prodhuar një demokraci të rreme, e cila është po aq e rrezikshme sa diktatura që kemi lënë pas', shkruan Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022280931472778
array(1) { ["section"]=> string(128) "24-ore-para-protestes-agron-duka-thirrje-per-pjesemarrje-te-rrezojme-kete-sistem-hibrid-qe-ka-prodhuar-demokraci-te-rreme-165581" }