24 orë para protestës, Kryemadhi MESAZH shqiptarëve nga zyra

Publikuar tek: politike, më 12:44 07-07-2019 24 orë para protestës, Kryemadhi MESAZH shqiptarëve nga zyra

Një ditë para protestës së opozitës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë një mesazh nga zyra.

Kryemadhi i bëri ftesë të gjithë shqiptarëve, të rinjve, pensionistëve, apo edhe biznesmenëve të mblidhen nesër në protestën para Kryeministrisë në orën 20:00.

'Përshëndetje të gjithë miq dhe dashmamirës. Nesër në orën 20:00 protesta ka rëndësinë e saj, nuk ka rëndësi politike se sa ka rëndësi për të treguar se shqiptarët më shumë se kurrë sot kanë vendosur të jenë zot të vetes. Ftohen të gjithë ata që ndihen të shtypur nga qeveria e Edi Rama, ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja që ndjejnë pasiguri dhe nuk shikojnë asnjë të ardhme këtu në vend për shkak të qeverisë së Edi Ramës.

Ftohen të gjithë ata pensionistë që pensioni i tyre nuk iu del për ilaçe jo më për faturat e dritave dhe ujit që kanë shkuar në stratosferë me rritjen e çmimeve të Edi Ramës. Ftohen të gjithë ata biznese që falimentuan, ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja që aspiruan për Shqipërinë europiane.

Faleminderit shihemi të gjithë nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', tha Kryemadhi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01227593421936
array(1) { ["section"]=> string(66) "24-ore-para-protestes-kryemadhi-mesazh-shqiptareve-nga-zyra-171408" }