24 vite nga zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha, djali i zhgënjyer kërkon drejtësi: Ramën e takova 2 herë! Më tha se...(E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:25 21-10-2019 24 vite nga zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha, djali i zhgënjyer kërkon drejtësi: Ramën e takova 2 herë! Më tha se...(E PLOTË) Ardian Hoxha, djali i biznesmenit të zhdukur Remzi Hoxha

Kanë kaluar 24 vite dhe familjarët e biznesmenit të zhdukur Remzi Hoxha ende kërkojnë drejtësi.

Djali i tij, Ardian Hoxha ka zhvilluar sot një komunikim me gazetarët, ndërsa u shpreh se është i zhgënjyer, teksa ende nuk i kanë gjetur eshtrat e babait të tij.

Ai theksoi se kanë 24 vite që sorollaten, ndërsa shprehu hapur edhe zhgënjim për qeverinë Rama. I riu tha se është takuar personalisht me kryeministrin Rama dy herë gjatë këtyre viteve, por asgjë nuk është zgjidhur.

Hoxha bëri me dije po ashtu se njëri nga të dyshuarit kryesorë për zhdukjen e babait të tij, Budjon Meçaj nuk është më gjallë.

"Tani kam informacione që Meçaj nuk është i gjallë më,  në fakt kemi humbur një rast. Kishim shpresa që do na ndihmojmë të gjejmë eshtrat dhe kjo e vështirëson situatën më shumë", tha ai.  

Pjesë nga fjala e Ardian Hoxhës:

Kjo qeveri bëri premtime, por duket se ishte vetëm për të goditur palën tjetër që në fakt ishte e implikuar në krim dhe në zhdukejn e babait tim. Kane kaluar vite, mandati i dytë i qeverisë Rama dhe asnjë nga këta personat që janë marrë me çështjen e babait tim, nuk e kanë ngritur zërin tani që janë në pushtet.

E kam takuar dy herë Ramën dhe fillimisht na u tha se i duhej kohë, deri sa të forconte pozicionin e tij. Më pas në vitin 2015 e takova prap dhe i ofrova një zgjidhje që të zgjidhej më shpejt duke e kapur Meçajn se kisha informacione që gjendej në Shqipëri. Më orientoi te Saimir Tahiri dhe zoti Tahiri më tha t'ja çoja të gjitha informacionet dhe të merreshin me rastin.

Unë kam përgatitur edhe korrespondencën me email-e që ia kam nënvizuar se Budjon Meçaj ka qenë drejtpërdrejt i implikuar. Tregon që kjo qeveri nuk ka qenë e interesuar të zbardhë rastin e babait.

Përgjigja e tij që do ia kalojë policisë, por nuk është bërë asgjë. Tani kam informacione që Meçaj nuk është i gjallë më, se në fakt kemi humbur një rast. Kishim shpresa që do na ndihmojmë të gjejmë eshtrat dhe kjo e vështirëson situatën më shumë.

Ne për të rritur presionin kemi filluar të bëjmë edhe dokumentarë për figurën e babait tim. Do bëjmë 2 dokumentarë, njëri do jetë narrativ dhe tjetri artistik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075550079345703
array(1) { ["section"]=> string(126) "24-vite-nga-zhdukja-e-biznesmenit-remzi-hoxha-djali-i-zhgenjyer-kerkon-drejtesi-ramen-e-takova-2-here-me-tha-se-e-plote-182859" }