Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur pak minuta më parë në Vaqarr, Tiranë.
Mësohet se 24-vjeçari Gert Dorzi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur për vdekje kalimtarin, 52-vjeçarin me inicialet A.M, pranë “Kthesës së Arbanës”.
Makina më pas ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e shoferit dhe të pasagjerit, shtetasit A.H. Dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.