25 vite kërkime të pareshtura, familja dorëzohet për gjetjen e Remzi Hoxhës, djali i biznesmenit premton varrin dhe memorialin

Publikuar tek: aktualitet, më 20:42 19-10-2020 25 vite kërkime të pareshtura, familja dorëzohet për gjetjen e Remzi Hoxhës, djali i biznesmenit premton varrin dhe memorialin Remzi Hoxha

Familja e biznesmenit, Remzi Hoxha ka lajmëruar mbylljen e kërkimeve të eshtrave të tij 25 vite nga rrëmbimi dhe zhdukja e kryefamiljarit.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i biznesmenit, Ardian Hoxha përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Në njoftimin e tij, djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas ka konfirmuar se të mërkurën do të mbahet një konferencë për shtyp rreth kësaj çështjeje, ndërsa shton se vitin e ardhshëm do të bëjnë varrin dhe memorialin për të atin.

“Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së babait tonë Remzi Hoxha ju fton në konferencë për media të mërkurën më 21. 10. 2020 në orën 13:00. Pas 25 vite vuajtje, malltrerime dhe tortura psiqike e emocionale, familja jonë ka vendosur t’i japë fund kërkimit të pafund të eshtrave të tij dhe të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës sonë. Vinin që vjen më 21 Tetor 2021 do bëjmë varrin dhe memorialin e babanë tonë Remzi Hoxha me ç’rast ju njoftojmë edhe për detajet e tjera. Me respekt Ardian Hoxha”, thuhet në njoftim.

Biznesmeni, Remzi Hoxha u rrëmbye së bashku me 2 persona të tjerë më 11 tetor 1995. Prej asaj kohe nuk dihet më asgjë për të. Dyshohet se Hoxha ka marrë pjesë në atentatin kundër ish presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov dhe kjo duket se është edhe arsyeja e vërtetë e zhdukjes së tij.

ardian-hoxha.JPG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku bën DENONCIMIN në emision: Shkova për xhirime te inceneratori në Elbasan dhe 5 makina mafioze më vinin rrotull
Ish-drejtoresha e Tatimeve plas 'BOMBËN' në emision: Rafineria e Ballshit i përket shtetit, kam edhe unë informacione se si është abuzuar »
Article Logic
Execution time: 0.011193990707397
array(1) { ["section"]=> string(131) "25-vite-kerkime-te-pareshtura-familja-dorezohet-per-gjetjen-e-remzi-hoxhes-djali-i-biznesmenit-premton-varrin-dhe-memorialin-224358" }