25 vite më e madhe se ai dhe ish-mësuesja e tij e gjimnazit, kush është gruaja që mund të bëhet zonja e parë e Francës (PROFIL)

Publikuar tek: bota, më 10:41 24-04-2017 25 vite më e madhe se ai dhe ish-mësuesja e tij e gjimnazit, kush është gruaja që mund të bëhet zonja e parë e Francës (PROFIL)

Kandfidati për President Emmanuel Macron, 39 vjeçari është martuar Brigitte Trogneu, 64 vjeçe. Por nuk mbaron e gjitha te diferenca e moshës. 64 vjeçarja dikur ka qenë mësuesja e tij e gjimnazit, shkruan newsbomb.al.

Çifti u takua kur Macron ishte 15 vjeç dhe një nxënës në një shkollë Francën veriore. Zonja Trogneux , e njohur më pas si Brigitte Auzière - ishte mësuese e tij e letërsisë dhe drejtoi klubin e teatrit. Ajo ishte gjithashtu një nënë me tre fëmijë,  e martuar dhe 40-vjeç. Një nga vajzat e saj madje ishte edhe në klasën e saj.

Ajo është pjesa e “panegociueshme” e bashkëshortit. Nuk ka Emmanuel Macron pa Brigitte Trogneux. Nuk ekziston “Manu” pa “Bibi”. Roli i saj, sekret por qendror, e gruas së kandidatit të lëvizjes En Marche është portretizuar më së miri te libri kushtuar çiftit të jashtëzakonshëm, publikuar nga Fayard në 8 MarsPas flokëve bjondë dhe fytyrës së mprehtë, Brigitte Trogneux, 63 vjeç, konsiderohet “si sytë dhe veshët” e kandidatit presidencial. Ajo lexon fjalimet e tij, dhe fut në sitë edhe gazetarët (mirëpret gazetarët e njohur të cilët vijnë për të intervistuar bashkëshortin e saj) dhe gjatë udhëtimeve nuk e lë vetëm. Shumë shpesh mesazhet e Emmanuel kalojnë më së pari tek Brigitte. Nëse bashkëshortja e Macron nuk është në organikë për të qenë në lëvizjen En Marche, ajo punon fort në anën e burrit të saj. “Ajo është aty gjithmonë se më shoqëron mua. Ajo kontribuon në një atmosferë ndryshe dhe kjo është e rëndësishme. Mendimi i saj ka rëndësi për mua” tha me mirëbesim Emmanuel Macron në nëntor 2015 gjatë një interviste për një speciale të Canal +. Ajo është sa e gjithëpranishme, aq edhe e heshtur.

Në të gjitha cover-at e gazetave, ata shfaqen të dy duke buzeqeshur. Por kur vjen puna për të dhënë intervista, është veçse ai Emmanuel Macron. Përveç një rasti në Paris Match në prill 2016: Nuk është e lehtë të menaxhosh martesën me një politikan. Duhet të qëndrosh e heshtur”. “Emmanuel duhet të jetë i suksesshëm. Mund ta imagjinoni cdo të ndodhë në 2022? Ajo ka zgjedhur që të jetë bashkëshorti i saj më së pari.

“Ne edhe mund të ndryshonim mënyrën e funksionimit, por nuk kemi dashur ta bëjmë këtë” thotë ajo. Nëse bashkëshorti I saj do të ecë drejt Elysee-s, kush do ta frymëzojë zonjën e parë? Në sytë e Brigitte Trogneux, Carla Bruni Sarkozy “ka bërë punë të mirë”. “Ajo u kritikua shumë por vazhdoi punën e saj. E ka trajtuar shumë mirë atë, dhe kjo nuk ka qenë e lehtë”. Si Emmanuel dhe Brigitte dhe Carla e Nicolas Sarkozy kanë publikuar historitë e tyre të dashurisë.

 

 les.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turqit lirojnë pas dy javësh gazetarin italian, u kap në kufirin sirian teksa bënte kërkime për librin e tij
Tragjedi në ujrat e detit Jon, mbytet anija me refugjatë »
Article Logic
Execution time: 0.011078119277954
array(1) { ["section"]=> string(130) "25-vite-me-e-madhe-se-ai-dhe-ish-mesuesja-e-tij-e-gjimnazit-kush-eshte-gruaja-qe-mund-te-behet-zonja-e-pare-e-frances-profil-76239" }