25 vite nga vdekja e Tano Banushit, drejtoresha e teatrit kërkon falje publike: Më bren një gjë e rëndë

Publikuar tek: barometri, më 07:52 09-08-2018 25 vite nga vdekja e Tano Banushit, drejtoresha e teatrit kërkon falje publike: Më bren një gjë e rëndë

Ditën e djeshme u mbushën 25 vite nga ndarja nga jeta e aktorit të njohur të humorit shkodran Tano Banushi.

 

Në këtë përvjetor vdekjeje, dikush për herë të parë kërkon falje për atë që iu bë aktorit shkodran, Artist i Popullit.

Drejtoresha e Teatri,t Rita Gjeka ka kërkuar falje për ditën që ai ndërroi jetë pasi nuk u lejua hyrja e trupit të tij në Teatrin 'Migjeni' dhe nuk u zhvillua asnjë homazh për të, për arsye politike.

“Kam 25 vjet që më bren një gjë shumë e rëndë. Na takon ne me kërku falje sot se 25 vjet më parë ai nuk u lejua të hynte në teatër për të bërë homazhe. Makina mortore është sjellë rreth e qark teatrit e mandej ka shku. Ka 25 vjet që më vjen marre për këtë gjë”, u shpreh Rita Gjeka.

Gjestin e saj e ka vlerësuar edhe deputeti i LSI Luan Rama i cili shkruan:

“Akt qytetar i drejtoreshës së teatrit “Migjeni” në Shkodër!

Dje u mbushën 25 vjet prej ndarjes nga jeta të “Artistit të Popullit” Tano Banushi! 
E, drejtoresha e teatrit “Migjeni” në Shkodër, aktorja Rita Gjeka, me një akt qytetar e fisnik, ka kërkuar ndjesë publikisht për marren e një tufe idiotësh, të cilët 25 vjet më parë, nuk lejuan që Tano Banushit, artistit më të madh të skenës së humorit shqiptar, t’i bëheshin nderimet e përcjelljes për në banesën e fundit në teatrin “Migjeni”!!!
Të lumtë Rita e faleminderit për shembullin dhe kurajon qytetare!
Një model prej nga duhet të mësojnë kolegët e mi të politikës!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036167860031128
array(1) { ["section"]=> string(108) "25-vite-nga-vdekja-e-tano-banushit-drejtoresha-e-teatrit-kerkon-falje-publike-me-bren-nje-gje-e-rende-130573" }