25 vjeçari mbush makinën plot me karburant në Durrës por zbuloni çfarë i jep shitësit! Arrestohet menjëherë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:23 19-05-2017 25 vjeçari mbush makinën plot me karburant në Durrës por zbuloni çfarë i jep shitësit! Arrestohet menjëherë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit: -Roland Gjata, 25 vjeç, banues në lagjen Nr.10, Durrës.

Ndalimi i këtij shtetasi, bën me dije policia, u bë pasi në karburant “Krasniqi”, në vëndin e quajtur “Rotondo e Grabianit”, ka furnizuar me karburant mjetin e tij tip “Alfa Romeo” me targa  AA 060 MM dhe i ka dhënë shitësit një kartëmonedhë 50 Euro që dyshohet se është e falsifikuar.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një kartëmonedhë tjetër 50 Euro me të njëjtën numër serie si kartëmonedha e parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Falsifikimi i monedhave" parashikuar nga Neni 183 i Kodit Penal

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fier, kapen 3 person në kërkim ndërkombëtar (EMRAT)
Projekti i ri, shikoni si pritet të transformohet parku i Kuçovës (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.011460065841675
array(1) { ["section"]=> string(112) "25-vjecari-mbush-makinen-plot-me-karburant-ne-durres-por-zbuloni-cfare-i-jep-shitesit-arrestohet-menjehere-79188" }