25-vjeçarja vdiq një orë pas lindjes, flet mjekja: Këto janë raste që ndodhin në gjithë botën

Publikuar tek: aktualitet, më 14:20 22-04-2019 25-vjeçarja vdiq një orë pas lindjes, flet mjekja: Këto janë raste që ndodhin në gjithë botën Mjekja Teuta Ilirjani

Flet Teuta Ilirjani, mjeke, shefe e shërbimit në maternitetin e Elbasanit ku vdiq një orë pas lindjes një nënë e re 25 vjeçare.

25-vjeçarja Rexhina Debrova do të sillte në jetë fëmijën e saj të parë por pas lindjes çezariane, ka ndërruar jetë.

Mjekët thanë se kjo erdhi si pasojë e një arresti kardiak ndërsa familjarët akuzojnë për papërgjegjshmëri e pakujdesi nga bluzat e bardha gjatë operacionit.

Mjekja Iliriani tha për mediat se vajzës i ishin bërë të gjitha ekzaminimet një muaj më parë për zemrën, dhe kishte rezultuar në rregull.

Edhe operacioni siç tha ajo shkoi mirë, mirëpo këto janë raste që “ndodhin kudo në botë”, u shpreh Ilirjani.

“Pacientja është shtruar me barrë të vonuar, dy javë nga java që duhej të linde dhe është ndërhyrë. Operacioni ka shkuar mirë, foshnja mirë. Si operacion ka qenë shumë në rregull. Këto janë raste shumë të rralla në gjithë botën njihen, unë jam e tronditur nga ky fakt, ka kohë që s’ndodh kjo në maternitetin tonë. Vajzës i ishte vonuar data e lindjes. Këto raste njihen, nuk janë vetëm te ne janë kudo”, përsëriti mjekja nga materniteti i Elbasanit.
Pritet nëse do të ketë një hetim për këtë rast, dhe se çfarë do të rezultojë prej tij.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075509548187256
array(1) { ["section"]=> string(98) "25-vjecarja-vdiq-nje-ore-pas-lindjes-flet-mjekja-keto-jane-raste-qe-ndodhin-ne-gjithe-boten-161408" }