25 vjet pa legjendën Kurt Cobain, kujtohet grupi Nirvana

Publikuar tek: kulture-art, më 21:46 05-04-2019 25 vjet pa legjendën Kurt Cobain, kujtohet grupi Nirvana Solisti i grupit Nirvana, Kurt Cobain

Cobain dhe Nirvana paralajmëruan epokën e re të rrokut në fillim të viteve 1990, duke rezervuar një epokë të dominuar nga synth pop, në vitet 80-të, me gjeneratën e New Wave dhe emrave si Bon Jovi.

Cobain u largua me lavdi dhe tekstet e tij shprehën gjithmonë intimitetin dhe rebelimin.

Vdekja e Cobain, soli edhe bashkimin e tij me emrat legjenda të rrokut si  Jimi Hendrix, Janis Joplin dhe Jim Morrison në të ashtuquajturin Klub 27, një grup muzikantësh të famshëm të cilët të gjithë vdiqën papritur në moshën 27 vjeçare.

Një çerek shekulli më vonë, karriera e Cobain vazhdon të magjepsi dhe të frymëzojë. Rolling Stone e renditi Cobainin dhe grupin Nirvana si të 30-tët në listën e ‘100 Artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave’.

Një ndër njerëzit e afërt të Kurt Cobainit, Terry Wilder kujton kohën e artë kur grupi ‘Nirvana’ ishte në majë.

Ishte një kohë e mrekullueshme për të qenë në të njëzetat e tua në kohën kur Nirvana performonte’, kujton me nostalgji Wilder.

Wilder kujton Kurt Loderin, gazetarin e MTV-së në momentin kur dha lajmin se Cobain ishte gjetur i vdekur në banesën e tij.

Nirvana nuk ishte grupi i parë i grunge apo rrokut alternativ, por dalja e albumit ‘Nevermind’ mbetet ndoshta kontributi i tyre më i rëndësishëm në muzikë. Ata ndihmuan edhe grupet e reja në atë kohë të zhanrit të rock si Pearl Jam dhe Soundgarden që të zhvilloheshin dhe të fitonin fansa në mbarë botën.

"Edhe në qoftë se njerëzit nuk ishin të famshëm, 1992-1996 ishte një kohë e mirë për të dëgjuar edhe grupet lokale të rrokut ’, kujton Terry Wilder. ‘Më mungon ajo epokë’, shprehet ajo. ‘Ishte një nga kohët më të lumtura të jetës sime’. 

leger.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065839290618896
array(1) { ["section"]=> string(62) "25-vjet-pa-legjenden-kurt-cobain-kujtohet-grupi-nirvana-159342" }