25 vjetori i Parlamentit pluralist, Basha: Kuvendi i mbushur me banditë, tutorë dhe narkotrafikantë

Publikuar tek: politike, më 21:58 18-04-2016 25 vjetori i Parlamentit pluralist, Basha: Kuvendi i mbushur me banditë, tutorë dhe narkotrafikantë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një shkrimi në Facebook, shprehet se 25 vjetori i Kuvendit e gjeti tempullin e demokracisë në gjendje të mjerë, të mbushur me trafikantë, tutorë e banditë që sipas tij janë zgjedhur me dorë nga Edi Rama dhe u sollën në Kuvend si përfaqësues të botës së krimit.

"25 vjetori i Kuvendit e gjen tempullin e demokracisë në gjendje të mjerë. Narkotrafikantë me damkë, vrasës, banditë dhe tutorë e trafikantë të grave dhe vajzave shqiptare u përzgjodhën me dorë nga shefi i mazhorancës dhe u sollën në këtë Kuvend si përfaqësues të botës së krimit duke poshtëruar kësisoj çdo shqiptar dhe shqiptare. Ky Kuvend ka qenë në këto 3 vite pararojë e shkeljes dhe dhunimit te te drejtave te qytetareve, dhunimit flagrant te Kushtetutes dhe vendimeve te Gjykates Kushtetuese, agresionit fizik, verbal dhe institucional kunder opozites. Ligje kunder prones dhe pronareve, ligje kunder arsimit dhe studenteve, rritje taksash dhe tarifash, falje te 500 milion Euro bashkehajduteve te CEZ, amnistim te hajduteve te votes, reforma territoriale antiqytetare jane vetem disa nga "bemat" ne kete Kuvend nga deputetet e nenshtruar te qeverise se krimit dhe korrupsionit. Nga ana tjeter deputete te Edi Rames ne kete Kuvend kane gjakosur qytetaret ne dyert e komisariateve, kane strehuar kriminele ne makinat e tyre per ti ikur ndjekjes policore, kane grabitur pasurite publike dhe parate e taksapaguesve shqiptare per vete dhe femijet e tyre, kane spastruar me liste ne dore administraten publike dhe jane kthyer ne sundimtare te Jugut e Veriut duke ju pire gjakun qytetareve permes vjedhjes, baterdisjes dhe arrogances se tyre ekzemplare. Spastrimi i ketij Kuvendi nga krimi dhe kriminelet eshte prioriteti me urgjent kombetar. Zbatimi i ligjit te dekriminalizimit dhe pergatitja per zgjedhje te lira dhe te ndershme jane urgjencat e verteta te demokracise shqiptare.

Ne kete 25 vjetor thirrja ime eshte qe ta shperbejme Kuvendin e kapur peng nga krimi dhe tja rikthejme parlamentin shqiptareve duke mundesuar zgjedhjen me vote te lire te qytetareve me te denje, me perfaqesues, me te respektuar dhe me me shume reputacion ne tempullin e perfaqesimit dhe vendimmarrjes sovrane."

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094940662384033
array(1) { ["section"]=> string(102) "25-vjetori-i-parlamentit-pluralist-basha-kuvendi-i-mbushur-me-bandite-tutore-dhe-narkotrafikante-38011" }